Ish-drejtori i Policisë, Behar Selimi kërkon nga institucionet që këtë vit ta kenë prioritet sigurimin shëndetësor për policët

Ish-drejtori i Policisë, Behar Selimi kërkon që këtë vit të jetë prioritet sigurimi shëndetësor për policët

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, ka ftuar institucionet e vendit që këtë vit ta kenë prioritet sigurimin shëndetësor për Policinë e Kosovës, ai ka deklaruar se kjo do të ndikonte në performancën e policisë. Sipas tij, sigurimi shëndetësor do ta inkurajonte më shumë përkushtimin policor për shërbim ndaj të tjerëve. “E kuptoj problemin financiar, por duhen veçuar policët, ushtarët, zjarrfikësit dhe gardianët nga profesionet e tjera”, ka thënë ai. Selimi ka folur edhe për shtimin e grabitjeve kohët e fundit në Kosovë, duke bërë me dije se për luftimin e këtyre dukurive duhet këmbëngulur për zbatimin e strategjisë së policisë në bashkësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …