Dogana e Kosovës inkason 819 milionë euro ose mbi 30 përqind më shumë se në vitin 2020

Nëse Qeveria nuk e kthen statusin e zyrtarit publik të uniformuar për doganierët ata thonë se do të hynë në grevë

Qeveria e Kosovës ka kohë deri në mesditë që të kthejë për zyrtarët doganorë statusin e zyrtarit publik të uniformuar dhe të garantojë paprekshmërinë e pagave të tyre nga Ligji për Pagat Nëse këto dy kërkesa nuk plotësohen, Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka paralajmëruar greva. Zyrtarët e kësaj Sindikate thanë se krejt kjo është bërë për të mbrojtur pagat dhe statusin e mëhershëm të zyrtarëve të doganës, të cilin e kanë pasur deri më 29 janar të këtij viti, kur Komisioni për Administratë Publike ka amandamentuar Projektligjin për pagat e sektorit publik. Ziavere Keqmezi, anëtare e Kryesisë dhe kryesuese e Këshillit Grevist, bëri të ditur se greva kishte e qenë e paraparë për ditën e djeshme, porse tha se kanë lënë hapësirë deri nesër për të parë nëse do të përfillen kërkesat e tyre. Kryetari i kësaj Sindikate, Ali Vitija, tha se kërkojnë rangim të njëjtë me zyrtarët tjerë të sigurisë, sikurse janë Policia dhe AKI-ja. Sipas tij, ndryshimi nga statusi i zyrtarit publik të informuar në shërbyes civil për zyrtarët e Doganës, bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe me misionin e Doganës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Kërkesa për 180 vjet burg ndaj ish-liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës është “çmenduri dhe mizori”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë së Dhomat e …