Ministri Hamza, ka pritur në takim delegacionin e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Ministri Hamza, ka pritur në takim delegacionin e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka pritur në takim delegacionin e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të udhëhequr nga Drejtori i Konstituencës së Holandës, Kinës, Mongolisë, Maqedonisë dhe Armenisë Frans Weekers, dhe Drejtori i Bordit për Irlandën, Danimarkën, Lituaninë dhe Kosovën Patrick Walsh. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, me theks të veçantë në thellimin e këtij bashkëpunimi për sektorin publik dhe privat, njofton MF përmes një komunikate për media. Me këtë rast, ministri Bedri Hamza falënderoi Bordin për zhvillimin e një vizite të tillë që ka mundësuar diskutimin strategjik për bashkëpunimin e Kosovës dhe BERZH-it. Drejtorët e Bordit të BERZH-it, nga ana e tyre, konfirmuan gatishmërinë e këtij institucioni ndërkombëtar të vazhdojë përkrahjen e ekonomisë së Kosovës dhe punës së qeverisë ndaj reformave për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Delegacioni i Bordit të Drejtorëve të BERZH-it po qëndron në Kosovë për vizitë dy-ditore, si pjesë e vizitave të rregullta, të cilat Bordi i realizon çdo pesë vite në shtete ku operon kjo bankë.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …