leoni

Organizata VoREA, fton mediet që të japim hapësirë promovimit të shpallje për çmimin e EU-s për "Unknown Hero"

Organizata VoREA, fton mediet që të japim hapësirë promovimit të shpallje për çmimin e EU-s për “Unknown Hero”

Organizata VoREA (Voice of Roma Ashkali and Egyptian) fton të gjitha mediat që të japim hapësirë promovimi kësaj shpallje për, Cmimi i EU-s për Integrimin e Romëve në vendet e Ballkanit Përendimore dhe në Turqi “Unknown Hero”.

Kjo fushatë  e cila është duke u zhvilluar për të nderuar punën e Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Aktivisteve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të cilat kanë mbështetur integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si pjesë fundamentale e të drejtave të njeriut, në grassroot level.

Këtë vit për dallim nga viti i kaluar çmimi i dedikohet Vajzave apo grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të cilat kanë bërë ndryshime të rendesishme ne komunitetet e tyre me rendësi të veçantë tek gratë e komuniteteve të cilat kanë kontribuar në procesin e integrimit të këtyre tri komuniteteve dhe të cilat kanë promovuar rolin e gruas duke sjelle ndryshime pozitive në komunitetin e tyre.

Aplikacionet do të shqyrtohen nga një panel i pavarur për të gjitha shtetet dhe me pas vendi i parë do të shperblehet me një shumë prej 7,500 euro ndërsa vendi i dytë do të shpërblehet me shumën prej 4,500 euro. Fitueset nga secili shtet do të ftohen në ceremonin e ndarjes së çmimeve në Bruksel nga data 18-21 Mars, 2019.

Ky çmim financohet nga Unioni Evropian, Fondet IPA dhe implementohet nga Roma Active Albania.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …