Ministri, Pal Lekaj, priti në takim përfaqësuesit e kontrollit ajror

Ministri, Pal Lekaj, priti në takim përfaqësuesit e kontrollit ajror

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, ka pritur në takim sindikalistët e kontrollit ajror bashkë me drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini. Lekaj dëgjoi të gjitha kërkesat dhe ankesat e këtij shërbimi, pas miratimit të ligjit mbi pagat dhe shprehi gatishmërinë për tu dhënë atyre statusin meritor të njëjtë me kontrollet ajrore në vendet e Bashkimit Evropian. Duke u mbështetur në shërbimin e rëndësishëm të kontrollorëve ajrorë që ka ndikim në sigurinë kombëtare, Lekaj premtoi që do të shtyjë përpara amandamentimin e ligjit dhe dhënien e statusit të veçantë për kontrollorët dhe stafin profesional të aviacionit civil në agjencitë e tjera. Palët ranë dakord që të vazhdohet me kryerjen e punëve pa ndërprerje.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …