Veseli: Po përjetojnë edhe një lëndim që vjen si pasojë e tolerancës së BE-së ndaj Serbisë për përgjegjësinë historike

Kadri Veseli: Me këta pseudopatriotë që e kanë marrë Bashkimin Kombëtar si matrapazllëk do të dëmtohet kombi(!)

Unë jam shqiptar. Kam lindur dhe do të vdes shqiptar thotë kryekuvendari, Kadri Veseli edhe pse nuk tregon se kush ia ka mohuar atë të drejtë, apo kush i ka thënë se nuk është shqiptar. Ai pastaj shprehet se Realiteti ynë historik dhe padrejtësitë na kanë ndarë në ca pjesë. Me sakrifica kemi arritur tek ky sukses me partnerët tanë. Pashë besën, ta ruajmë këtë”, tha Veseli, “S’ka kush që e ndal vrullin e shqiptarëve për të ecur përpara. Por, me këta pseudopatriotë që e kanë marrë Bashkimin Kombëtar si matrapazllëk – jo që nuk ndodh bashkimi, por do të dëmtohet kombi”. “Ta ruajmë këtë substancë që e kemi arritur”. Veseli ka thënë se Kosova mendon edhe për shqiptarët jashtë saj. “Kur flasim për Preshevën: nëse dikush më dhimbset më së shumti, janë ata njerëz të cilët kanë mbetur nën kthetrat e dikujt që po i abuzon. Ne mendojmë edhe për ata, por të shkojmë ngadalë edhe atje ka porositur Veseli në një bisedë për Televizionin e Bato Haxhiut.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …