50 minatorë të rinj të Trepçës hyjnë në grevë, druajnë se konkursi përmes të cilit u pranuan në punë do të anulohe

Sindikata e Pavarur e Minatorëve thotë se diskutimi për Trepçën e cenon direkt sovranitetin e Kosovës

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, që Trepça do të jetë temë e bisedimeve me Serbinë. Sipas Sindikatës, diskutimi për Trepçën e cenon direkt sovranitetin e Republikës së  Kosovës, si dhe Trepça është pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës, këto reagime në emër të gjithë Sindikatës i ka bërë kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqri Sadiku. “Sindikata e pavarur e minatorëve të Trepçës reagon ashpër ndaj deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijançiq që Trepça të jetë si temë diskutimi në dialogun në Bruksel. Trepça është e minatorëve, Trepça është pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës. Diskutimi për Trepçën cenon direkt sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …