Kadri Veseli: Ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe

Kadri Veseli: Ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare. “Breza të tërë në Kosovë janë rritur e edukuar me atdhedashuri nëpërmjet skenarëve të shkruar prej tij për filma të njohur shqiptarë, si ‘Nëntori i Dytë’ ose ‘Koncert në vitin 1936’. Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera për familjarët, miqtë dhe kolegët e tij për këtë humbje të rëndë”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …