MIT KS
Fillimi / Lajmet / LDK e Vetëvendosje thonë se pretendimet e Thaçi se çdo parti duhet ta këtë një përfaqësues në KQZ janë jashtë çdo ligji
Avokati i Popullit paditë KQZ-në për diskriminimin gjinor në listat e deputetëve

LDK e Vetëvendosje thonë se pretendimet e Thaçi se çdo parti duhet ta këtë një përfaqësues në KQZ janë jashtë çdo ligji

Komisioni Qendror Zgjedhor ka rreth 1 vit që ka mbetur jofunksional, pasi kryetari i vendit nuk i ka dekretuar ende anëtarët e partive politike. Ndërkaq, kërkesa e tij drejtuar gjashtë grupeve parlamentare shqiptare për të propozuar nga një anëtarë për trupën e re të KQZ-së, po konsiderohet joligjore nga dy partitë opozitare. Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka thotë se pretendimi i Thaçit që çdo subjekt parlamentar të ketë nga një përfaqësues në KQZ, është jashtë çdo rregulle të krijuar më herët. Sipas tij kreu i shtetit është duke i bërë këto veprime me qëllim që t’i favorizoi partitë në pushtet dhe PSD-në. Kundërshtuese e këtij qëndrimi të kryetarit është edhe Vetëvendosje. Albulena Haxhiu nga kjo parti thotë se Thaçi po përpiqet të ketë një përbërje siç i përshtatet atij dhe jo siç e thuhet në dispozitat ligjore. Ndërsa, të kënaqur me këtë veprim shprehet Partia Socialdemokrate. Sipas tyre kjo është në përputhje me gjitha normat ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Dorëzohet kërkesa në Kuvend të Kosovës që mërkurën të mbahet seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Dorëzohet kërkesa në Kuvend të Kosovës që mërkurën të mbahet seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për ...