Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi i ka takuar sot drejtorët e DKA-ve me të cilët ka folur për zëvendësimin e orëve të humbura

Ministri Bytyçi i takon drejtorët e DKA-ve, bisedon me ta për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyçi, ka takuar sot drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, me të cilët ka biseduar për shumë çështje të arsimit dhe përgatitjet për procese të rëndësishme në arsimin parauniversitar. “Në takim, diskutuam mundësitë e zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës në arsim dhe kohën më të përshtatshme kur mund të bëhet ky zëvendësim. Pas dikutimeve të shumta dhe sygjerimeve të marra nga përgjegjësit e arsimit nëpër komuna, MAShT-i do të dalë me një vendim të detajizuar për kompenzimin e orëve të humbura. Ai ka treguar se me përgjegjësit për arsim në komuna biseduan rreth zbatueshmërisë së vendimit për ndalimin e përdorimit të telefonave nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve gjatë procesit mësimor.  Me drejtorët e arsimit diskutuam edhe për përgatitjet për Maturën 2019, me ç’rast paralajmëruam fillimin e debateve nëpër komuna, në mënyrë që ky proces i rëndësishëm të jetë sa më i organizuar dhe të nxirren rezultate sa më reale, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …