Procesi zgjedhor në PaDK po vijon sipas planit të hartuar nga Komisioni për zgjedhje të brendshme në këtë parti

Procesi zgjedhor në PDK po vijon sipas planit të hartuar nga Komisioni për zgjedhje të brendshme në këtë parti

Partia Demokratike e Kosovës është duke vazhduar mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegë në shumicën e komunave të Kosovës, ndërsa në shumicën e nëndegëve, PDK-së po i bashkohen anëtarë të rinj të profileve të ndryshme. “Procesi i brendshëm zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës, po vijon sipas planit të hartuar nga Komisioni për zgjedhje të brendshme, në pajtim me rregulloret dhe procedurat e miratuara nga organet partiake, për të jetësuar vizionin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për Dekadën e Re. Interesimi dhe angazhimi i anëtarësisë dhe qytetarëve për tu zgjedhur në strukturat e reja të PDK-së për Dekadën e Re është më i madh se asnjëherë më parë, ndërsa në shumë kuvende zgjedhore ka pasur qindra delegatë që kanë marrë pjesë në zgjedhje”, ka njoftuar PDK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …