Haradinaj kërkon nga Vetëvendosje dhe LDK që ta formojnë Qeverinë e të mos flitet për zgjedhje tani

Kryeministri, Ramush Haradinaj, thotë se s’ka asnjë sanksion që mund ta detyrojë të heqë taksën ndaj mallrave serbe

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se s’ka asnjë sanksion që mund ta detyrojë të heqë taksën ndaj mallrave serbe. Pas mbledhjes së qeverisë, ai ka komentuar deklarimet e fundit nga SHBA-ja dhe hapat e parë sanksionues pas refuzimit që të hiqet taksa. Ka thënë se gjuha e presionit ndaj Kosovës nuk kryen punë. “Taksa mund të jetë pakufi, përjetësisht deri kur të zgjidhet problemi Kosovë-Serbi. S’ka sanksion që na detyron të heqim taksën. As nga vendet nacionale as nga organizatat. Duhet të kujtojmë prej ku vijmë. Vijmë nga periudhat më të vështira që i kemi kaluar. Shantazhet e gjykatës nuk e bëjnë dallimin tek ne. S’është gjuha e duhur me Kosovën, forma e presionit. Nuk jep efekt”. Ai po ashtu ka thënë se nuk duhet t’i kërkohet nga partnerët heqja e taksës, duke shtuar se duhet të ruhet integriteti i kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …