Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Pyetje për institucionet e larta të Shtetit të Kosovës dhe për historianët lidhur me disa përvjetorë

Në vitin e kaluar ishte shënuar 100 vjetori i Komitetit – Mbrojtja Kombëtare e Kosovës me Kryetar Hoxhë Kadri Prishtinën. Komiteti në fjalë kishte organizuar Lëvizje Kombëtare për Çlirim, ( Lëvizja Kaçake) e cila e pat organizuar edhe Kryengritjen e Dukagjinit të udhëhequr nga atdhetari – Sadik Rama. Ketë vit nën patronatin e Presidentit u kujtua 100 vjetori i Xhemijetit?! Cili ishte roli i tij dhe kush e organizoi dhe për çka dhe kujt i shërbeu ai? Si mund të organizohej një ngjarje e “madhe” “kombëtare” me lejen e Nikolla Pashiqit?! Madje organizimi të bëhej në Shkup?! Apo mos po donë më thënë kjo, se nën patronatin e Presidentit, pas përvjetorit të 75 të Bujanit (2018), dhe të Luftës së Drenicës,  në vitin 2020 ta përkujtojmë edhe Konferencën e 10 korrikut 1945 të mbajtur në Prizren, kur Kosova ju aneksua Serbisë? Madje edhe t’i kujtojmë, Jo ata që e kundërshtuan, u ekzekutuan dhe u burgosen por ata që i duartrokiten dhe u avancuan nga Jugosllavia e Titos? Sigurisht që në histori ka edhe ngjarje që nuk mund të shahen shumë, mbase edhe mund të heshtën, por assesi të kujtohen e të lavdërohen!

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …