FSK-ja pjesë e ushtrimit fushor „WINTER EXERCISE 19“ në Turqi

FSK-ja pjesë e ushtrimit fushor „WINTER EXERCISE 19“ në Turqi

 Në qytetin Kars të Turqisë, ka filluar ushtrimi fushor ndërkombëtar, i quajtur USHTRIMI DIMËROR, në të cilin po marrin pjesë përfaqësuesit e 13-të shteteve. „Ushtrimi dimëror 19“ ka për qëllim testimin e kapaciteteve luftarake në kushte të dimrit (borë me trashësi deri 50 cm dhe temperatura deri -20 gradë celsius), si dhe forcimin e ndërveprushmërisë në ambiente të përbashkëta operacionale. FSK-ja po merr pjesë me një kontingjent prej shtatë pjesëtarëve të rangut; oficerë dhe nënoficerë-stafi. Kontingjenti i FSK-së, ka zbarkuar me shkurt  dhe iu ka  bashkuar Brigadës së 14-të të Mekanizuar të Ushtrisë Turke, në detyra të ndryshme, si oficerë, nënoficerë stafi, e të tjerë.  Komandanti i Kontingjentit të FSK-së, majori Albert Kuçi, deklaroi se; „Të gjithë oficerët dhe nënoficerët e FSK-së, janë në nivel të detyrës duke treguar profesionalizëm gjatë realizimit të këtij ushtrimi të përbashkët operacional.

Qëllimi i pjesëmarrjes së FSK-së, është që pjesëtarët tanë të trajnohen dhe zhvillojnë shkathtësitë e planifikimit dhe ekzekutimit të ushtrimeve, ku përfshinë; qitje reale nga armët e kombinuara të kalibrave të ndryshme në një operacion konvencional ushtarak, si dhe këto përvoja t’i aplikojmë në vendin tonë në kushte dhe ambiente të ngjashme“, shtoi major Kuqi.

Ushtrimi „WINTER EXERCISE 19“ do të përfundojë më 22 shkurt 2019.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …