Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur sot përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur sot përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të cilët e falënderuan për vendimin për rritjen e pensioneve, ashtu siç u kishte premtuar. Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, tha se pensionistët janë të lumtur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve, të cilat siç tha ai, tani do ta kenë një pension më të dinjitetshëm. Kreu i Kuvendit tha se institucionet e Kosovës e kanë për obligim të kujdesen për të moshuarit, pasi sipas tij, falë punës dhe sakrificave të tyre, Kosova sot po konsolidohet dhe forcohet si shtet i pavarur dhe sovran. Veseli tha se përveç rritjes së pensioneve, do të gjejnë mënyrat më të mira që në të ardhmen e afërt, të krijohen lehtësira në institucionet shëndetësore për pensionistët, duke përfshirë trajtimin e tyre por edhe barnat.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami sfidon Albin Kurtin: Në vend që të akuzojë opozitën për Radoiçiqin, le të tregojë si e la të ikte

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kundërshtuar ashpër akuzat e kryeministrit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes, …