Federatës Aeronautike e Kosovës për ditën e pavarësisë i janë dhënë 800 euro e jo rreth 12 mijë euro, siç thotë Qeveria

Federatës Aeronautike e Kosovës për ditën e pavarësisë i janë dhënë 800 euro e jo rreth 12 mijë euro, siç thotë Qeveria

Federata Aeronautike e Kosovës  ka sqaruar se për performancën e tyre në ditën e pavarësisë kanë kontratë vetëm 800 euro e jo rreth 12 mijë euro, siç thuhet në dokumentin e Qeverisë. Ata thotë se të gjitha parashutat dhe pajisjet përcjellëse që u përdorën në ditën e pavarësisë janë prona private të pilotëve dhe për to nuk janë paguar sa ka deklaruar qeveria përmes kompanisë që e angazhoi për organizimin e festës së pavarësisë. “Të gjitha parashutat dhe pajisjet përcjellëse të përdorura në këtë paradë për ditën e Pavarësisë janë prona personale të secilit pilot që ka bërë fluturimin dhe nuk janë pronë e Federatës apo e ndonjë organizate tjetër. Këto parashuta nuk janë dizajnuar veçanërisht për ditën e Pavarësisë por ato janë pajisje ekzistuese, që prej vitesh i posedojnë këta pilotë dhe i përdorin për fluturime”, thuhet në sqarimin e Federatës Aeronautike. Aty shtohet se as pilotët nuk janë paguar fare për fluturimet por vetëm për shpenzime logjistike. “Të gjithë paraglajdistët këtë performansë/fluturim e kanë bërë në baza vullnetare dhe pa asnjë kompensim nga Federata apo nga ndonjë organizatë tjetër”, përfundon sqarimi i FAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …