Aksident

Në Zhur të Prizrenit sot do të varrosen kufomat e tri viktimave të familjes Sopa, që humbën jetën në aksident

Në Zhur të Prizrenit sot do të varrosen kufomat e tri viktimave të familjes Sopa, që humbën jetën të shtunën në një aksident komunikacioni. Në aksidentin tragjik, që ndodhi të shtunën në afërsi të këtij fshati, humbën jetën tre anëtarë të familjes Sope, babai me dy djemtë. Pas këtij aksidenti kryesia e Bashkisë e Lokale e Zhurit ka vendosur, që në nderim të viktimave, të dielën, ditën e varrimit ta shpallë ditë zie. Aksidenti tragjik, ku humbën jetën tre anëtarët e familjes Sopa, ndodhi të shtunën rreth mesditës në rrugën Prizren-Zhur, kur automjeti i tipit “Golf”, në të cilin ishin viktimat, është ndeshur me kamionin për pastrimin e borës. Policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes për të konstatuar shkaktarët e aksidentit. Ndërsa, është dërguar në ndalim policor shoferi i kamionit, i cili nuk ka pësuar lëndime.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …