OAK

OAK kërkon nga Kryetari Veliaj sqarime shtesë për rastin ELKOS

Oda e Afarizmit të Kosovës ditë më parë i është drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj në lidhje me deklaratat e publikuara nga z. Ramiz Kelmendi nga i cili ka marrë një përgjigje nga e cila OAK nuk ka qenë plotësisht e kënaqur. Në letrën e dërguar z. Veliaj potencon se hapësira e blerë nga ELKOS dhe disa hapësira të tjera janë të dedikuara për ndërtimin e Terminalit Hekurudhor të qytetit. Në letrën e dërguar nga OAK, shprehet shqetësimi se pse është lejuar ELKOS të blejë tokën dhe pse i është dhënë leja ndërtimore nga z. Veliaj dhe është lejuar që të bëjë pagesën për ndërtim në shumën prej 1.2 milion euro, duke qenë në dijeni për vendimet që janë marrë për ndryshimin e destinimit. Oda e Afarizmit të Kosovës shpreson në një zgjidhje të kësaj çështje. Të bashkangjitur për më shumë detaje mund të gjeni edhe letrën e dërguar nga z.Veliaj dhe OAK.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …