Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do të lejojmë as të qarkullojnë idetë për Union Ballkanik, thotë kryetari Hasnim Thaçi

Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do të lejojmë as të qarkullojnë idetë për Union Ballkanik, thotë kryetari Hasnim Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën e tij në Samitin e dytë të Diasporës që po mbahet në Tiranë, ka thënë se organizimi i ndonjë konference me Rusinë, shkëmbimi i territoreve, ndarja e vendit dhe ideja e Unionit Ballkanik kurrë nuk do të ndodhin. “Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë organizimin e ndonjë konference ndërkombëtare ku merr pjesë edhe Rusia. Kosova do të angazhohet vetëm në një proces ku udhëhiqet nga BE-ja dhe ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do të lejojmë as të qarkullojnë idetë për Union Ballkanik, pasi është cenim i kombit tonë, i vlerës euroatlantike dhe është rikthim për kombin tonë. Unioni ynë është ai i Bashkimit Evropën, NATO dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë, kryetari Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Opozita pret që VV-ja të dobësohet, kjo e fundit të forcohet – bllokada është politike

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se ngërçi institucional në Kosovë, me 38 dështime …