Albin Kurti

Albin Kurti, ka ftuar votuesit e Malësisë së Madhe në Mal të Zi që ta votojnë numrin 5 në zgjedhjet për Komunën e Tuzit

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar votuesit e Malësisë së Madhe në Mal të Zi që ta votojnë numrin 5 në zgjedhjet për Komunën e Tuzit. “Është hera e parë që partitë shqiptare dalin me listë të përbashkët për të artikuluar interesat politike të shqiptarëve, dhe për t’ia kthyer Malësisë së Madhe dhe Tuzit dinjitetin politik të munguar dekada me radhë”, ka shkruar ai.  Në zgjedhjet për komunën e Tuzit, më 3 mars, votuesit e Malësisë së Madhe do të vendosin për të ardhmen e vendit dhe familjeve të tyre për katër vitet e ardhshme. Kjo është mënyra që Komuna e Tuzit të udhëhiqet ashtu sikurse duhet, të udhëhiqet shqip. Dilni dhe votoni me mendje e zemër, sepse e ardhmja shqiptare e Malësisë dhe e Tuzit është në duart tuaja, ka porositur votuesit, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …