Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma e nderon me mirënjohje veteranin e UÇK-së, Muhamed Kuka

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma e nderon me mirënjohje veteranin e UÇK-së, Muhamed Kuka

Autori i shumë monografive të dëshmoreve të Hanit të Elezit, Shaban Çupi, me rastin e mbajtjes se Akademisë përkujtimore për dëshmoret e kombit Nuri Bushi dhe Xhemsedin Suma në 20 vjetorin e rënies se tyre, e vlerësoi lartë luftën e UÇK-së në Han të Elezit. Në pranverën e vitit 1998 grupi i çlirimtarëve u zbulua nga forcat serbe me ç’rast disa prej tyre u arrestuan. Një pjesë e tyre shpëtoi ku u vendosen në Puset e Nikës, më krye me Rufki Sumën e të tjerë. Në Han të Elezit nga viti 1990 pati lëvizje të udhëhequra nga Bajram Dremjani. Sot kur shënojmë 20 vjetorin e e rënies së Nuri Bushi dhe Xhemsedin Suma,  kujtojmë se në luftimet te Puset e Nikës kishte 70 çlirimtarë, e nga forcat kriminele serbe kishte me qindra. Andaj nderi e lavdia u takon dëshmorëve të kombit, tha ndër të tjera Shaban Çupi. Ndërsa kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma e ka nderuar me mirënjohje veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamed Kuka i cili tërë jetën ia kushtoi atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …