Shqiptarët e bashkuar në Mal të Zi fitojnë komunën e Tuzit

Shqiptarët e bashkuar në Mal të Zi fitojnë komunën e Tuzit

Tuzi, është komuna e dytë shqiptare në Mal të Zi, e cila për të parën herë iu ka drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës. Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon”. Rezultatet nxjerrin fitues, Nikë Gjeloshajn, që ka marrë 3682 vota, ose rreth 50% të totalit. DSP e Milo Gjukanoviçit ka marrë 2490 vota, ose 31 % të totalit, ndërsa Partia boshnjake ka marrë 960 vota, ose rreth 12 % të totalit. Vlen të theksohet se është e sigurt tashmë që Nikë Gjeloshaj do të jetë kryetari i ardhshëm i Komunës së Tuzit, por nuk dihet nëse shqiptarët do të arrijnë të marrin shumicën në këshill. Shqiptarët në Mal të zi Drejtojnë edhe komunën e Ulqinit.

Kontrolloni gjithashtu

Dyshimet për manipulim votash në Shipol nxisin hetime, balotazhi në Mitrovicë i ngushtë

Pas raportimeve për dyshime për blerje dhe vjedhje të votës në Shipol të Mitrovicës, ku …