Kryetari Thaçi thotë se vetëm të bashkuar si popull dhe institucione kemi energji që të bëjmë hapa gjigant

Kryetari Thaçi thotë se vetëm të bashkuar si popull dhe institucione kemi energji që të bëjmë hapa gjigant

Kryetari Thaçi, në shënimin e 21-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se të bashkuar mund të bëjmë hapa gjigant. Në fjalën e tij ai ka kujtuar spastrimin etnik të përmasave të gjenocidit nga Serbia. “Kujtojmë 13.500 civil shqiptarë të vrarë. 400 masakra kundër shqiptareve. 20.000 gra te dhunuara shqiptare”, ka thënë ai. Sipas Thaçit, në këtë 21-vjetor, për herë të parë Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare po e shënojmë me Ushtrinë e Kosovës, të njohur edhe ndërkombëtarisht, si forcë moderne, profesionale dhe multietnike. Ai ka thënë se ecja e Kosovës përpara është e pandalshme, derisa po konsolidohemi në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë. “Të bashkuar si popull dhe institucione kemi energji që të bëjmë hapa gjigant. Të bashkuar miqtë do të na përkrahin edhe më shumë. Kosova në të ardhmen e afërt do të bëhet pjesë e NATO-së e Bashkimit Evropian, OKB-së dhe do ti forcojmë raportet speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai në fund.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …