Sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit dhe ndahet çmimi tradicional “Shaban Jashari”, për mësuesin e dalluar të vitit

Sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit dhe ndahet çmimi tradicional “Shaban Jashari”, për mësuesin e dalluar të vitit

Sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Për ta shënuar këtë ditë edhe në Kosovë do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me ç’rast ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të ndajë çmimin tradicional “Shaban Jashari”, për mësimdhënësin e dalluar të vitit. Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe ku mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …