Haziri: Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse duam mos ta shohim xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaqevës

Haziri: Kosova nuk guxon të bije në grackën e shkëmbimit të territoreve sepse nuk ka çka jep dhe as Serbia nuk ka çka kërkon

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth asaj se si e sheh ai ndryshimin e mundshëm të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Ai ka thënë se në kuadër të negociatave për dialog, Kosova nuk ka çka jep dhe as Serbia nuk ka çka kërkon. Sipas tij, Kosova nuk guxon të bije në grackën e shkëmbimit të territoreve, por shton se një definim i mundshëm mund të çonte në një marrëveshje që ai e quan historike, mes Kosovës e Serbisë. Por në marrëveshje eventuale të definimit për herë të parë, historik të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë i bije që vendkalim siç është fshati Qukarkë dhe Ristovc tek Bujanoci, do të jetë një ndarje historike mes shqiptarëve, serbëve dhe maqedonaseve si pjesë e ri-organizmit e cila e konfirmon mos prekjen e kufijve të Maqedonisë, defakto dhe dejure ndërsa e rregullon rregullimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …