Ministri Pacolli: Shteti serb të mos abuzojë politikisht me një operacion të thjeshtë të Policisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri Pacolli thotë se se dialogu me Serbinë nuk duhet të kushtëzohet me heqjen e taksës 100%

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli është optimist se javën e ardhshme qeveria e Kosovës do të mund të pezullonte taksën 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake. “Unë besoj se kështu edhe do të jetë por edhe insistoj që në të gjitha bisedimet me partnerët tanë të cilat ne i kemi do t’i kemi edhe në të ardhmen”, ka deklaruar ai.  Pacolli thotë se dialogu nuk duhet të kushtëzohet me taksën. “Duhet të potencojmë se dialogu nuk duhet të kushtëzohet nga taksa. Ne të ulemi në tavolinën e dialogut por nëse është e nevojshme edhe në të njëjtën ditë të diskutohet për taksën. Kjo është rruga më e drejtë. Nuk e kemi ndërmend të kushtëzohemi prej askujt. Nuk ka nevojë të kushtëzohet as dikush prej nesh pon të ulemi të shikojmë njëri-tjetrin në sy”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …