Brickos

Albulena Haxhiu: Nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në opsion janë zgjedhjet e jashtëzakonshme

Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron organizimin e protestave për ta kundërshtuar platformën për dialogun

Kuvendi i Kosovës dje në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar platformën për dialogun, të cilën e kundërshtoi opozita. Deputetja Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thotë se këtë platformë do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese. “Ne e kemi kundërshtuar edhe rezolutën e votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe projektligjin për dialogun, dhe jemi duke punuar me intensitet të lartë për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ajo. Haxhiu thekson se njohja nga Serbia do të duhej të jetë parakusht për të hyrë në negociata. Ndër të tjera ajo ka paralajmëruar edhe protesta për këtë platformë, duke thënë se nuk e shohin vetëm Gjykatën Kushtetuese institucion në të cilin do ta bëjnë kundërshtimin për këtë platformë.

Kontrolloni gjithashtu

Hillary Clinton: Kosova ka shënuar përparim me rëndësi drejt arritjes së barazisë gjinore në sektorin publik dhe në politikë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, përmes një videoje  iu drejtua Forumit për Gratë, Paqen …