Xhavit Haliti: Asnjë raport kredibil ndërkombëtar nuk ka nxjerrë përfundime se UÇK-ja ka kryer krime gjatë luftës

Xhavit Haliti: Nëse vlerësohet se interesi i vendit janë zgjedhjet, atëherë PDK mund ta çojë vendin në zgjedhje për dy ditë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe deputet i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se partia e tij mund ta dërgojë vendin në zgjedhje për dy ditë. Nëse vlerësohet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë në interes të vendit, atëherë PDK-ja brenda dy ditësh mund ta zgjedhë një opsion të tillë, kështu ka deklaruar ai. Haliti, i cili është deputet i PDK-së në Kuvend, thotë se kërkesat e opozitës për zgjedhje janë legjitime. “Kërkesat për zgjedhje janë legjitime. Rregullat që dihen në demokraci, që nëse ka kërkesa të tilla, nëse bëhet kuorumi për rrëzim të Qeverisë, atëherë Qeveria bie. Deri tash çdoherë kur ka rënë Qeveria në secilin variant kemi shkuar në zgjedhje të reja. Nëse ne vlerësojmë se interes i vendit janë zgjedhjet, atëherë ne e çojmë vendin në zgjedhje për dy ditë”, ka theksuar Haliti. Mirëpo pavarësisht mospajtimeve brenda partnerëve të koalicionit qeverisës, sidomos për shkak të taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, Haliti thotë se ky koalicion është funksional, i cili po diskuton për harmonizimin e çështjeve me rëndësi për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …