Projektet lokale të Kaçanikut dhe Ferizajt marrin mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj të martën nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me krerët e Kaçanikut dhe Ferizajt. Këto marrëveshje bashkëpunimi u nënshkruan në frymën e mbështetjes së projekteve lokale nga MIT, që kanë për synim financimin e projekteve lokale që shkojnë përtej mundësive buxhetore të komunave. Për komunën e Kaçanikut, MIT për vitin 2019 ka ndarë shumën prej 705.000 euro, për realizimin e pesë projekteve. Kurse Ferizaj nga MIT përfiton shumën prej 300.000 euro, për realizimin e projekteve të reja për këtë komunë. Për të gjitha projektet e mbështetura për këtë vit, janë bërë planifikimet buxhetore edhe për vitet në vijim, deri në përfundimin e plotë të tyre. Ministri Lekaj, duke i siguruar kryetarët e Kaçanikut dhe Ferizajt se mbështetja e dikasterit që ai drejton nuk do të mungojë asnjëherë, kërkoi nga ta që të jenë zbatues të mirë të projekteve që po financohen nga MIT, sepse bëhet fjalë për interesin e qytetarëve dhe ky duhet të mbetet prioritet i të dy niveleve të qeverisjes. Dy kryetarët e komunave nënshkruese të marrëveshjeve të bashkëpunimit, e falënderuan ministrin për përkrahje dhe u zotuan se realizimi i të gjitha projekteve në komunat e tyre do bëhet konform standardeve të kërkuara dhe në harmoni me afatet e përcaktuara për përfundimin e tyre. Ministri Lekaj të martën po ashtu ka dhënë edhe një lajm të madh për projektet e infrastrukturore të Qendrës së Skijimit të Brezovicës, ky dy projekte tashmë janë gati për t’u filluar.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …