Ministri Demolli u prit me nderime ushtarake nga ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Ismet Yilmaz

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, z.  Ismet Yilmaz, udhëtoi sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Ministri Demolli u prit me nderime ushtarake nga ministri i Mbrojtjes z. Ismet Yilmaz dhe Garda kombëtare.  Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, z. Yilmaz fillimisht  falënderoi    ministrin Demolli për vizitën dhe më pas së bashku  të dy ministrat bisedua për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet  dy ministrive si dhe për intensifikimin e këtij  bashkëpunimi  edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si në fushën e edukimit dhe arsimimit, stërvitjes, trajnimeve etj.  Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, z. Yilmaz premtoi se Turqia do ta ndihmojë FSK-së edhe në të ardhmen në të gjitha drejtimet, qoftë me ngritjen profesionale të kuadrove përmes arsimimit dhe trajnimeve, qoftë përmes donacioneve . Ministri  Demolli, gjatë qëndrimit në Turqi pritet të takohet edhe me personalitete të tjera  të larta ushtarake si dhe do të vizitojë akademitë dhe shkollat ushtarake dhe kadetët e FSK-së, të cilët po studiojnë në Turqi.

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 16 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin Kosovë - Shqipëri gjatë kësaj fundjave

Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, lehtësohet lëvizja për qytetarët

Nga sot, 1 maj 2025, rikthehet në fuqi marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj …