Ambasadori amerikan, Philipp Kosnett thotë se SHBA përkrahë njerëzit në mbarë botën të cilët kërkojnë liritë e njëjta

Ambasadori i SHBA-ve, Philip Kosnett thotë Kosova vazhdon të frenohet nga korrupsioni dhe dëbimi i shtetasve të huaj

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, ka komentuar raportin e Departamentit amerikan të Shtetit. Kosnett tha se Kosova vazhdon të frenohet nga korrupsioni, sulmet kundër gazetarëve, dëbimi i shtetasve të huaj pa një proces të rregullt dhe dhuna kundër pakicave. Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2018, në pjesën për Kosovën, nxori si probleme: “kthimin e detyrueshëm të refugjatëve ose azilkërkuesve, korrupsionin endemik në qeveri, dhunën dhe kërcënimet e dhunshme kundër gazetarëve dhe sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose komuniteteve të tjera të margjinalizuara”.

Kontrolloni gjithashtu

Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të …