Në vazhdim të ndjekjes së eprorëve të luftës sonë çlirimtare, Gjykata Speciale kundër UÇK-së, merr në pyetje, Salih Lajçin

Në vazhdim të ndjekjes së eprorëve të luftës sonë çlirimtare, Gjykata Speciale kundër UÇK-së, merr në pyetje, Salih Lajçin

Në vazhdim të ndjekjes së eprorëve të luftës sonë çlirimtare, Gjykata Speciale kundër UÇK-së ka ftuar për ta marrë në pyetje ish-komandantin e Brigadës 136, të Zonës Operative të Dukagjinit, Salih Lajçi, i cili sot do të merret në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Salih Lajçi është i burgosur politik i viteve ’80, veprimtar i Lëvizjes Atdhetare, luftëtar i lirisë, vëlla i dëshmorit Selman Lajçi, invalid dhe veteran i luftës.

Në informatën e degës së OVL-UÇK-së, në Dukagjin, lidhur me këtë rast thuhet: “Komandanti i Brigadës 136, z. Salih Lajçi, do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Komandanti është invalid i luftës, vëlla i heroit Selman Lajçi. Kjo familje ka dhënë shumë për liri, e gjithashtu është një familje e shkolluar që kontribuuan edhe për ndërtimin e paqes dhe shtetit të Kosovës”, thuhet në konfirmimin e OVL-së. “Baca Salih, të gjithë veteranët e Pejës, Dukagjinit e Kosovës janë me ty”.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …