Kadri Veseli lavdëron takimin e dështuar te kryetarja Jahjaga

Edhe pse takimi i kryetares Jahjaga me disa nga liderët e partive politike i mbajtur sot në Prishtinë ka dështuar, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vlerësuar se tryeza e sotme e përbashkët e subjekteve politike parlamentare, e mbajtur me iniciativën e kryetares së Kosovës, Atifete Jahjaga, është, sikur thotë ai  një hap pozitiv në drejtim të shtensionimit të situatës politike në vend. “E përgëzoj kryetaren  Jahjaga për këtë iniciativë të saj dhe njëkohësisht e inkurajoj që të vazhdoj edhe më tutje, që në këtë mënyrë, të ndihmoj dialogun e domosdoshëm në mes pozitës dhe opozitës, në funksion të tejkalimit të situatës së krijuar”, ka vlerësuar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …