leoni

Sot fillon gjykimi i të arrestuarve në përleshjet e armatosura në Kumanovë, në maj 2015

Sot në Shkup fillon gjykimi i të arrestuarve pas përleshjeve të armatosura në Kumanovë, që u zhvilluan më 9 dhe 10 maj të vitit 2015. Nga kjo  përleshje mes grupit të armatosur dhe forcave policore u vranë 8 pjesëtarë të policisë maqedonase dhe 10 persona nga grupi i armatosur. Në  bankën e të akuzuarve janë 29 shqiptarë shumica prej tyre nga Kosova, por edhe nga Maqedonia. Prokuroria Publike pritet që të dëshmojë nëse të  akuzuarit  kanë planifikuar një seri sulmesh në territorin e Maqedonisë. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse hedh poshtë akuzën për terrorizëm. Përveç opinionit dhe familjeve të viktimave, në pritje të epilogut të gjykimit janë edhe banorët e “Lagjes së Trimave”, në Kumanovë, lagje e cila ishte rrënuar e djegur gjatë dy ditëve të luftimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …