Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj, ushtarëve aktivë në FSK

Gjeneral Rama: Në konkursin për akademinë ushtarake do të përfshihen edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit

Kandidatët për kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë në fazën e parë të testimit. Këtë e ka bërë të ditur komandanti i FSK-së, gjeneral, Rrahman Rama. Ai është shprehur se pritet që në fillim të javës së ardhshme të përfundoj faza e parë e testimeve që përfshin testin e inteligjencës dhe testin fizik. Gjithashtu, Rama ka treguar se në maj të këtij viti pritet të filloj kampanja informuese për konkursin e akademisë ushtarake. Ai ka treguar se ky konkurs për akademinë ushtarake të Kosovës, nuk do të jetë vetëm në Kosovë, por edhe në Gjermani dhe shtete tjera ku ka shqiptarë. Në konkursin e Ministrisë së Mbrojtjes për kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë aplikuar mbi 6000 të rinjë, prej tyre vetëm 650 do të kenë rastin të veshin uniformën e ushtrisë së Kosovës. FSK-ja në fund të vitit që e lamë pas është shndërruar në ushtri të Kosovës dhe kjo parasheh edhe rritjen e numrit të pjesëtarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …