O’Connell: Kosova s’ mund të krijojë Tribunal ndërkombëtar, ajo i ka gjykatat e veta për krimet e kryera gjatë luftës

Ambasadori O’Connell thotë se tani është koha që Kosova të tregojë sa është serioze për sundimin e ligjit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se Kosova duhet të tregohet më serioze për sundimin e ligjit. Në një reagim pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, O’Connell ka deklaruar se Kosova nuk ka kohë për të humbur për të vendosur rend dhe ligj. “Jam dakord me Ambasadorin Kosnett. Tani është koha që Kosova të tregojë sa është serioze për sundimin e ligjit. Nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar O’Connell në rrjetin social Twitter. Kujtojmë se Raporti i Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut në botë vëren një numër problemesh në Kosovë gjatë vitit 2018.

Kontrolloni gjithashtu

AAK: Nuk kërkojmë poste, por institucione funksionale – Qeveria e re të fokusohet te ekonomia dhe projektet e bllokuara

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mbetet subjekti i vetëm politik që, sipas …