Fatmir matoshi

AKR-ja kërkon që të pezullohet taksa ndaj Serbisë nëse lëkunden raportet miqësore Kosovë-SHBA

AKR-ja kërkon që të pezullohet taksa ndaj Serbisë nëse lëkunden raportet miqësore Kosovë-ShBA. Taksa e vendosur ndaj mallrave serbe që hyjnë në Kosovë ka ngjallur reagime të shumta nga shtetet e BE-së dhe ShBA-ja që vazhdimisht po kërkojnë heqjen e kësaj takse në mënyrë që të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vendosmëria e Qeverisë së Kosovës që kjo taksë të qëndrojë deri në njohjen reciproke nga Serbia, ka bërë që edhe SHBA-ja të ndryshojë qëndrimet sa i përket raporteve ShBA-Kosovë. Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, njëherësh ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se taksa ndaj Serbisë ka qenë një vendim 100 për qind i drejtë, por ajo duhet të pezullohet nëse rrezikon prishjen e raporteve me shtetet mike.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …