Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencë për medie, me ç’ rast u fol për dëmet që sjellë bllokimi i KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje, mbajti sot një konferencë për media ku u fol për dëmet që sjellë bllokimi i KQZ-së. Nënkryetarja e Lëvizjes, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, tha se nuk kalon ditë që kryetari, Hashim Thaçi nuk jep ndonjë provë të re që jo vetëm se nuk është konsensual, por as nuk përfaqëson vullnetin e popullit. “Ky president, sipas saj, po e bënë të pamundurën për ta bllokuar opozitën. Me mos dekretimin e anëtarëve të KQZ-së, bazuar në kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, që për rrjedhojë bllokon fondet që iu takojnë të gjitha subjekteve politike, vërehet se qëllimi është të pengohet veprimi i opozitës që deri në një masë është edhe i varur nga ato fonde që rrjedhin nga një organ kushtetues”, tha Kollçaku duke shtuar se ky shqetësim do të duhej t’i prekte edhe partitë në pushtet, por që sipas saj duket se ato kanë burime të tjera mbijetese.

Kontrolloni gjithashtu

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …