leoni

Albin Kurti: Sot u bënë 1 vit që prej kur u ratifikua demarkacioni dhe iu dhanë 8200 hektarë tokë Malit të Zi

Albin Kurti: Sot u bënë 1 vit që prej kur u ratifikua demarkacioni dhe iu dhanë 8200 hektarë tokë Malit të Zi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, e cila u realizua një vit më parë. Ai e quan këtë marrëveshje mashtrim nga e cila Kosova i ka humbur 8200 hektarë tokë. “Sot u bënë një vit prej kur u ratifikua demarkacioni “Meha” në Kuvend, ndërkaq nesër bëhen 400 ditë të marrëveshjes ‘korrigjuese’ Thaçi-Vujanoviq. Për ironi, mu në ditën ndërkombëtare të pyjeve, më 21 mars, iu dhanë 8.200 hektarë Malit të Zi. 80 vota kurrsesi nuk do t’i bënin atë ditë pa këtë mashtrimin me korrigjim kufiri. Marrëveshja e Podgoricës e pranonte gabimin por mashtronte se do ta korrigjonte atë. Një vit më vonë as që është formuar Trupi i Përbashkët Punues për të cilin thuhej se do ta kthejë kufirin në Çakor e Zhlep e me Bjelluhën brenda Kosovës. Nuk është turp nëse deputetët thonë se janë mashtruar. Turpi i përket mashtruesit. Mirëpo, nëse cilido pas mashtrimit, për shkak të egos, nuk pranon se ka qenë i mashtruar, atëherë bëhet bashkëfajtor. Ratifikimi ishte zdrukthtari e jo demokraci. Nga pyjet e atyre 8.200 hektarëve u nxor sall një karrige kryeministri” ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Driton Selmanaj, i ka numëruar disa prej skandaleve më të mëdha të qeverisë, ndërsa Kurtin e ka quajtur diktator të vogël

Driton Selmanaj: VV nuk është partner i natyrshëm për LDK-në, koalicioni i kaluar ishte dëm për vendin

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është dhe …