leoni

Srdjan Darmanoviq: Mali i Zi e mbështet dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për arritje e një marrëveshje

Srdjan Darmanoviq: Mali i Zi e mbështet dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje

Në një vizitë zyrtare që po e zhvillon ministri malazez për Punë të Jashtme Srdjan Darmanoviq në Kosovë është takuar me zëvendës-kryeministrin e parë, njëherësh ministrin e Jashtëm, Behxhet Pacolli. Pas takimit Darmanoviq ka folur për një sërë çështjesh siç është dialogu i Serbisë me Kosovën, ku tha se ata e mbështesin këtë dialog dhe shpresojnë që të arrihet marrëveshje mes tyre. “Mali i Zi është i përkushtuar në stabilitetin i cili është i lidhur me BE-në. Sigurisht do gjenerojmë sukses ekonominë në të gjitha vendet. E mbështesim edhe dialogun Kosovë Serbi, dy anët duhet të arrijnë një marrëveshje. Ne sot kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve. Kemi diskutuar është për shumë çështje, shpresojmë që komiteti jonë malazez të njihet në kushtetutë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …