Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet që Kosova dhe Mali i Zi kanë ndërtuar midis tyre, si dhe për mundësinë e avancimit të tyre në të gjitha sferat e bashkëpunimit, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Veseli tha se Kosova mbetet e përkushtuar në kultivimin e politikës së saj të fqinjësisë së mirë e të bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Malin e Zi, në funksion të forcimit të stabilitetit rajonal e të integrimit më të shpejt evropian. Nga ana e tij, ministri malazez, pasi shprehu kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë, theksoi nevojën e kultivimit të mëtejmë të bashkëpunimit midis Prishtinës dhe Podgoricës zyrtare. Ai tha se vizita e tij në Prishtinë është mesazh i këtij bashkëpunimi dhe mëton t’i japë një shtysë të fuqishme avancimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe ndërparlamentare Kosovë – Mal i Zi.  ​

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …