Ministri, Endrit Shala e vendos Kosovën në fokus të investitorëve francezë

Ministri, Endrit Shala e vendos Kosovën në fokus të investitorëve francezë

 Ministri i tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala mori pjesë në simpoziumin lidhur me investimet në Kosovë, të organizuar nga Klubi afarist France Albanie Bussiness (FAB) dhe Klubi afarist frankofon në Kosovë . Në fjalimin e tij në këtë simpozium, ministri Shala tha se Kosova si një shtet i ri ka sfida të mëdha përpara vetës, të cilat kanë të bëjnë më shtet-ndërtimin dhe me krijimin e përvojave apo praktikave në mënyrë që të ecim hapave të sigurt të zhvillimit. Ai shtoi se qeveria e Kosovës po bën hapa të rëndësishëm në adresimin e këtyre sfidave. “Raporti i fundit i Bankës Botërore ka treguar se ne si MTI kemi bërë reforma të thella në përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe Kosova renditet e 10-ta në botë sa i përket regjistrimit të biznesit”, theksoi ministri Shala.

 Gjithashtu ai shtoi se sot, ne jemi në krijim e sipër të një infrastrukture moderne ligjore e cila është në përputhje me të gjitha direktivat evropiane. “Në Kosovë kemi një sistem taksiv më të lehtë dhe më të gjerë në rajon, që po na bën më atraktiv për investitorët e jashtëm. Kosova po vazhdon të krijojë zona ekonomike më të gjithë infrastrukturën përcjellëse për t’iu ofruar kushte sa më të mira bizneseve që janë të interesuara të punojnë në Kosovë. Për Kosovën vendet frankofone, sidomos Franca është ndër partnerët kryesorë politikë dhe ekonomikë të vendit dhe jam i lumtur sot t’ju them se kemi krijuar hapësirë për të rritur bashkëpunimin ekonomik, përmes krijimit të kushteve që këta investitorë ta kenë Kosovën një vend ideal për investime”, potencoi Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …