Ish-kryetari amerikan Bill Clinton e përfundoi vizitën e tij dyditore në Kosovë, në shënimin e 20-vjetorit të çlirimit

Qendra Presidenciale Clinton e kujton 20-vjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve ndaj forcave serbe

Faqja e Qendrës Presidenciale Clinton e ka kujtuar 20-vjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve ndaj forcave serbe, për t’i dhënë vulë çlirimit të Kosovës. “Presidenti amerikan, Bill Clinton, kishte udhëhequr koalicionin e NATO-s, që ndali shtypjen e civilëve të pafajshëm dhe i dha fund luftës, duke sjellë stabilitet e paqe të qëndrueshme në Evropën Jugore”, thuhet në postim ku theksohet se ishte gjenerali Wesley Clark që udhëhoqi fushatën ajrore. “Amerika ka përgjegjësi të qëndrojë me aleatët tanë kur përpiqen të shpëtojnë jetë të pafajshme dhe të ruajnë paqen, lirinë e stabilitetin në Evropë. Këtë po e bëjmë në Kosovë”, kishte thënë Bill Clinton më 24 mars 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …