Brickos

Në përkujtimin e masakrës së Burimit me 29 mars 2019 organizohet aksioni për dhurimin vullnetarë të gjakut

Në përkujtimin e masakrës së Burimit me 29 mars 2019 organizohet aksioni për dhurimin vullnetarë të gjakut

Rina e Dragobilit në bashkëpunim me këshillin e xhamisë së fshatit, edhe këtë vit organizojnë aksionin për dhurimin vullnetarë të gjakut, për të gjithë të sëmuarit në spitalet tona. Aksioni i dhurimit të gjakut koincidon edhe me përkujtimin e masakrës së Burimit, në të cilën derdhën gjak dhe dhanë jetën për lirinë tonë shumë nga bashkëfshatarët tanë dhe të fshatrave përrreth. Andaj, sakrifica e tyre për ne, le të kujtohet edhe me dhurimin e gjakut tonë për njerëzit tanë në nevojë. Ftojmë të gjithë bashkëfshatarët dhe qytetarët e komunës së Malishevës që gëzojnë shëndet të mirë, të na bashkangjiten në aksionin tonë. Dhurimi i gjakut do të bëhet në hapësirat e xhamisë së fshatit, me datë 29.03.2019, ditë e premte, duke filluar në orën 11:00  e deri në 16:00.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …