Zëvendës-kryeministri i vendit, Enver Hoxhaj ka vizituar sot Shoqatën e të Verbërve të Kosovës

Zëvendës-kryeministri i vendit, Enver Hoxhaj ka vizituar sot Shoqatën e të Verbërve të Kosovës

Zëvendës-kryeministri Enver Hoxhaj ka vizituar sot Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, me drejtuesit e së cilës ka biseduar rreth mbështetjes së Qeverisë së Kosovës për kërkesat e tyre. Hoxhaj ka bërë me dije se ndër kërkesat kryesore ishte sinteza vokale në gjuhën shqipe, e cila lehtëson në masë të madhe komunikimin dhe informimin e tyre në shumë platforma. “Pas miratimit nga Qeveria e Kosovës, e vendimit për përkthimin e infrastrukturës ligjore në alfabetin e brajlit, atyre u premtova se shumë shpejtë do të realizojmë çdo kërkesë në mënyrë që të bëjmë sa më të lehtë dhe të sigurt jetesën e tyre në shoqërinë tonë”, ka thënë Hoxhaj pas takimit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …