Më 27 mars të vitit 1989, në Prishtinë dhe në shumë qytete të Kosovës u zhvilluan protesta të përgjakshme

Më 27 mars të vitit 1989, në Prishtinë dhe në shumë qytete të Kosovës u zhvilluan protesta të përgjakshme

30- vjet më parë, më 27 mars të vitit 1989, në qendër të Prishtinës, por edhe në qytete të tjera të Kosovës,  filluan demonstratat, si dhe përleshjet e protestuesve shqiptarë me forcat e shumta policore serbe e jugosllave. Rinia shqiptare ishte më e vendosur se kurrë. UDB-a kishte filluar të dallonte demonstruesit më të vendosur dhe filloi t’i arrestonte disa sish. Në mesin e tyre ishte edhe militanti, Ismet Krasniqi i cili duke iu falënderuar zhdërvjelltësisë që posedonte iu shmang kapjes, duke i plandosur për tokë dy inspektorë të UDB-së. Në demonstratat e 27 dhe 28 marsit në Kosovë, kur regjimi i Milosheviqit dhunshëm dhe me forca ushtarake e policore e kishte pezulluar autonominë e Kosovës kanë ranë 28 dëshmorë, si dhe ishin plagosur e  arrestuan qindra të tjerë. Vetëm në Prishtinë, ranë dëshmorë Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj, ndërsa u plagosën dhjetëra të tjerë. Tre dëshmorët: Xhymshit Badallaj, Xhylbehar Badallaj  dhe Hajrim Badallaj kishin rënë në Zhur gjatë intervenimit të policisë në shkollën e fshatit, 20  të tjerë kanë rënë në qytete të ndryshme të Kosovës. Në këto përballje të fuqishme të rinisë shqiptare kundër forcave policore okupuese serbo-jugosllave, vlen të përmendet edhe heroizmi i demonstruesit, Sevdat Xhafolli, i cili duke u përpjekur t’i shkelte policët serbë me buldozerin që e kishte siguruar në Fabrikën e Tjegullave afër Xhamisë së Llapit, bie dëshmor.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …