Ramadan Rizani: Reagim drejtuar Qeverisë dhe Institucioneve Relevante të Republikës së Kosovës

Ramadan Rizani: Reagim drejtuar Qeverisë dhe Institucioneve Relevante të Republikës së Kosovës

Duke parë vështirësitë e popullatës dhe në gjendjen në të cilën ndodhemi, e shoh  të arsyeshme të njoftoj  qeveritarët dhe popullin, për  padrejtësitë të cila po u bëhen për çdo ditë e muaj qytetarëve, pastaj vështirësitë e jetës, pengesat për të drejtat njerëzore, injorimi, mungesa e përkrahjes nga njerëzit në vendet e punës në të cilin ata udhëheqin e shumë të liga të tjera.

Edhe pse ky popull ka dhënë gjithçka që pati, por realizimet mbesin në”sektoret”e atyre njerëzve pa ndërgjegje e morale kombëtar. Hallet e qytetarëve, e kësaj popullate të djegur e të përvëluar, prapë “Keci” me plotë padrejtësi u bënë lajka më të djallëzuara ndaj popullit të vet. Zhvatje, abuzime e intriga të pabaza, vetëm për përfitime të langojve, që s’dinë të ngopën kurrë, por vjelin popullin e mjerë. Këtë që po e them edhe e vërtetoj në bazën e provave juridike, sepse  me asnjë provë nuk është vërtetuar se shumë të akuzuar, kanë kryer vepër penale, meqë  nuk qëndron  asnjë fakt juridik.

Këtë i ka vërtetuar edhe gjykata, dega në Lipjan, në shqyrtimin gjyqësor më 22.02.2019, në seancën e orës  10.00. Pra bazuar në gjendjen e vërtetuar faktike dhe dispozitën e lartcekur, gjykata vjen në përfundim se me asnjë provë nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer veprën penale, se paska faturuar mjete  pa asnjë argument në mënyrë paushalle, se paska vepruar sipas tekeve dhe paska bërë abuzime ndaj qytetarit.

Nga gjykata në vërtetim të provave, del se s’ka asnjë provë për ta vërtetuar keqpërdorimin.

Andaj nga mos përgjegjësia e “Kec-it” bën ndalim të pagave (bllokim)në çdo llogari bankare. Është prekëse, por edhe i turpshëm një veprim injorant ndaj popullit të vet. Këtë e bën vetëm Kec-i. Keku injorant, ndaj popullit skamnor e varfnjak. Na thyen zverkun me hijen e rëndë e poshtërues që po a bën Keci, që po i shkel e po shtyp e s’i le të marrë frymë popullin liridashës!

Andaj ndalin pagat (pensione), me punën e bërë katër dekada, të vetmen pagë, këtë e bën vetëm i turpshmi armik Keku që u mbushë xhepat dallkaukëve,varfëron kombin e tij. Këtë njoftim e bëj për të lexuar stafi Qeverisë dhe strukturat relevante në rrjedhat popullit dhe gjendjen e tyre të dëmtuar. Kërkojmë ndihmën Tuaj. Jam Veteran i arsimit mbi katër dekada punë në arsim. Veteran  i UÇK-së me një pension të arsimit. Këto pak rreshta, jo vetëm që shënoja unë, por kjo e padrejtë si është prezantuar në disa mjete të informimit, Shpresoj se atyre që u drejtuam do të kenë  një qëndrim të drejtë  së mirë ndaj popullit, aq të vuajtur e liridashës! Respekt gjithë atyre që do të lexojnë! E martë, 26.03.2010 Krojmir.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …