Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Tiranë

Sot në Aeroportin e Tiranës, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry  është pritur nga kryetyari i Shqipërisë, Bujar Nishani, me të cilin ka biseduar vetëm disa minuta. Gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Tiranë  sekretari Kerry, do të zhvillojë bisedë dypalëshe me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, më pas me kryeministrin Edi Rama dhe kryetari e PD-së, Lulzim Basha. Qëndrimi në Tiranë pritet të mbyllet me një bashkëbisedim të Kerryt me një grup të rinjsh shqiptarë. Policia ka marrë masa të forta sigurie për të garantuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit. Mbi 1.500 policë janë angazhuar për sigurinë e sekretarit Kerry, në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …