Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se aktualisht nuk ka kandidat për kryetar në parti, por as kryetar në largim

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se aktualisht nuk ka kandidatë për kryetar në LDK, por as kryetar në largim, duke lënë të kuptohet se ai do të kandidojë për edhe një mandat tjetër në krye të LDK-së. “Kandidimet për kryetarë të degëve dhe për kryetar të LDK-së, sipas Statutit, do të bëhen në Kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror. Tani për tani nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim. Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës. Ky vullnet do të dihet pasi të përmbyllet procesi në degë”, ka shkruar ai. Qysh kur ka filluar procesi i zgjedhjeve të brendshme në LDK ndërsa se do të kandidojë për të parin e këtij subjekti e ka konfirmuar vetëm Lutfi Haziri. Përveç tij, janë përmendur edhe emra si Vjosa Osmani, Agim Aliu, Haki Rugova etj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …