Me rastin e 20-të vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit Dalip I. Behra dhe Bekim I. Gashi nga Krusha e Madhe, të shtunen me 13 Prill 2019, mbahen aktivitete përkujtimore. Në orën 10:30 vënia e luleve tek varrezat dëshmorëve. Në orën 11:00 bëhen homazhe tek vendi i rënies sipër fshatit Krushë e Madhe. Ndërsa në orën 18:00 mbahet Akademi përkujtimore në shtëpinë e kulturës “Muhamet Malsori” në Krushë e Madhe.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
